Interi matematikisht kampion i Seria A

Inter i Milanos për herë të 19-të kampion në Seria A. Zikaltërit e kanë festuar këtë titull kampion që i mungonte prej shumë vitesh me të veçantën duke mos zbritur në fushë. Gjithëçka varej nga rezultati i Atalantës në transfertën e sotme me Sasuolën.

Shifrat 1-1 kanë ngritur nga divani shtëpinë zikaltër dhe Inter zyrtarisht kampion i Italisë. Juventus lëshon fronin pas nëntë titujve radhazi.

Ndeshjet sot Seria A:

Lacio- Xhenova 4-3

Bolonja-Fiorentina 3-3

Sasuolo- Atalanta 1-1

Napoli- Kaljari 1-1

Udineze-Juventus 1-2

Sampdoria- Roma 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!