Shehi: Jemi mirë psikologjikisht, të kalojmë Bylisin

Tirana për llogari të javës së 31-të të Kategorisë Superiore do të luajë ndaj Bylisit në transfertë. Momenti pozitiv i formacionit bardheblu pritet të japë shkëndija të tjera prej kampioni dhe nëse kalon në ballsh, me shumë gjasë do jetë pretendente e kreut. Këtë tha edhe trajneri Orges Shehi pak a shumë në daljen para mediave sot:

“Kemi marrë një fitore me shumë vlera ndaj vendit të parë, Ka qenë javë e ngjeshur. Triumfi na vlen shumë për objektivat dhe na ka sjellë anë psikologjike të mirë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës.

Bylisi është kundërshtar i fortë, luan futboll me intensitet të lartë dhe këtë e kanë anën më të fortë. E dimë mirë se është ndeshje e rëndësishme. Në këtë fazë të kampionatit të gjitha skuadrat kanë objektivat e tyre. Dikush pretendon ngjitjen në majë, dikush për t’iu shmangur fundit.

Jemi koshientë që luajmë ndaj një rivali të fortë. Javët ngushtohen dhe bëhen më të zjarrta sepse duhen pikët për çdo skuadër. Janë disa kundërshtarë që në fushën e tyre luajnë më mirë dhe janë më të fortë të jashtë. Është e rëndësishme për të ardhmen tonë kjo ndeshje.

Fitoret në Ballsh të rralla? Këto janë statistika. Për mua është hera e parë që shkoj në Ballsh si trajner i Tiranës. Nuk do komentoj çfarë ka ndodhur në të shkuarën. E thashë se janë të fortë dhe në fushën e tyre shprehen më mirë.

Nëse shohim statistikat e Tiranës, kemi fituar ndaj skuadrave që janë poshtë në renditje. Nuk fituam me Kukësin dhe Skënderbeun, fati është pjesë e futbollit, diku t’i merr pikët e diku t’i jep. Çdo ndeshje do vlerësuar, shihet edhe në rezultatet e çdo javë që duken edhe të çuditshme.

Kjo ndodh sepse nuk ka shumë diferenca dhe nëse ul vigjilencën të bën dëm çdo kundërshtar. Pengje? Ndeshjet kalojnë shpejt. Sigurisht në beteja të caktuara mund të bënim më mirë. Pengu im i vetëm është fati im i keq që nuk isha në ndeshjen me Teutën sepse isha me Covid-19.

Mbrojtja është shumë e rëndësishme, duket të jesh shumë strikt në këtë fazë. Duhet ta vlerësojmë kundërshtarin në maksimum dhe duhet të qëndrojmë si në dy ndeshjet e fundit. Të fokusohemi në maksimum sepse 6 ndeshje janë, nuk jemi në fillim të kampionatit.” Shehi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!