Mançester Junajtid eklipson Romën me shifra tenistikë

Mançester Junajtid me një superformë të Bruno Fernandesh dhe Edimson kavai, shpartallon Romën në gjysmëfinalen e vajtjes luajtur sonte në ‘Old Trafford’. Shifrat për të vetmen skuadër italiane të mbetur në Europë, Romën e Fonsekës, janë tejet të rëndë. Në vërshëllimen e fundit vështrimi në ‘tabelë’, fiksonte 6-2.

Praktikisht skuadra e Solsjkajer, bëhët finalistja e parë e Gdansk të Polonisë. Aty ku do të luhet jo vetëm finalja e Europa League por dhe një biletë e ardhëshme në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq gjysmëfinalistja tjetër, ajo mes Vijareal-Arsenal u mbyll 2-1 për skuadrën e verdhë spanjolle. Sebajos për Arsenalin dhe Kapoue për skuadrën e Emeri, u dëbuan me karton të kuq dhe humbin të kthimit në Emirats në Londër. Kualifikimi për në finale i hapur.

Gjysmëfinajet e vajtjes në Europa League:

Mançester Junatid- Roma 6-2

Vijareal- Arsenal 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!