Nagelsman kontratë historike me Bajern

Julian Nagelsman është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Bajernit të Mynihut. Trajneri aktual i Lajpcigut, firmosi deri në vitin 2026 për bavarezët me 33 vjeçarin që nis nga puna me 1 korrik 2021.

Klubi nga Mynihu ka shkruar:

“FC Bayern ka emëruar Julian Nagelsmann si trajnerin e ri. 33-vjeçari i lindur në Bavari do të transferohet në Munih nga RB Leipzig më 1 korrik 2021, përpara sezonit të ri, duke nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me kampionët rekordmen gjermanë, deri më 30 qershor 2026.

Kjo ndodh pasi FC Bayern ra dakord për kërkesën e trajnerit aktual Hansi Flick, i cili dëshironte t’i jepte fund kontratës më 30 qershor 2021, dy vite para se t’i skadonin te kontrata”.

Sakaq, Hansi Flik mbyll 2 vite para se t’i skadojë kontrata ndërsa e ardhmja e tij me shumë gjasa do të jetë në krye të përfaqësueses gjermane. Fill pas finaleve të Europianit. Edhe pse jo zyrtare, për Nagelsman, bajerni ka paguar afro 15 milion euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!