Perez: Morëm aq shumë kërcënime e fyerje

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid por dhe i “famëkeqes’ Super League e cila zgjati vetëm 72 orë, vazhdon të mbrojë projektin Superliga:

Për ‘AS’ thotë: “Ose ne bëjmë diçka shpejt, ose shumë klube do të dështojnë, Asnjëherë në jetën time nuk kam parë reagime kaq të tmerrshme, kaq shumë fyerje dhe kërcënime”, thotë Perez.

Marca nënvizon kthimin e Hazard për këtë finale të sezonit. Zidan do ta ketë belgun në dispozicion që sot në ndeshjen kundër Betis.

Sporti përqendrohet në të ardhmen e Ousmane Dembélé. Lojtari është në tregun e transferimeve por Barcelona nuk duket se është e gatshme të dëgjojë oferta më pak se 50 milion euro. Juventus gati të ndërhyjë, po negocion me agjentin e lojtarit.

Mundo Deportivo merr në konsideratë Ansu Fati dhe rinovimin. Barcelona dëshiron të zgjasë afatin dhe të rrisë pagën e tij për ta siguruar atë përgjithmonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!