Kupa e Kosovës/ Finale, Llapi dhe Dukagjini për historinë

U luajtën sot dy gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës. Surpriza vjen nga Llapi i cili pasi fitoi 2-3 me Prishtinën në të vajtjes ia doli sot të marrë biletën e finales teksa barazoi 2-2.

Në Podujevë gëzohen pasi skuadra e tyre mund të kthehet te trofeu pasi nuk ia doli 4 vite më parë ndaj Besës së Pejës.

Llapi i Ipko-s do të ndeshet në finale me Dukagjinin e Ligës së Parë. Ekipi nga Klina, kaloi lehtësisht në finale pasi eliminoi Istogun. Ekipi triumfoi 0-3 në takimin e parë, teksa e fitoi 3-0 në tavolinë edhe sfidën e kthimit. Istogu aktivizoi një futbollist që ishte i pezulluar.

Gjysmëfinalet e kthimit:

Llapi-Prishtina 2-2 (3-2)

Dukagjini-Istogu 3-0 (3-0)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!