‘Euro 2020’/ Lista e arbitrave, ftohen dhe nga CONMEBOL

Frapart, francezja e famshme do gjykojë si arbitër i 4-ët në ‘Euro 2020’. Do ketë arbitra nga Amerika e Jugut.

Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka zgjedhur 18 gjyqtarë dhe ndihmësit e tyre përkatës për të drejtuar 51 ndeshjet që do të përbëjnë Euro 2020, të shtyra për këtë vit për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Francezja Stefanie Frapart, do të jetë femra e parë që do të bashkohet me ekipin e gjyqtarëve në një turne të madh të këtij niveli.

Ndërkaq risia vjen nga nisma për të sjellë në Europë gjyqtarë nga CONMEBOL ( Amerika e Jugut). Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin tha se: “Europa dhe Amerika e Jugut kanë shumë cilësi dhe traditë futbolli, gjithashtu dhe në arbitrim.

Ky shkëmbim është një pjesë përcaktuese e programit tonë të bashkëpunimit, i cili do të na ndihmojë të përmirësojmë garat tona”.UEFA bëri njoftimin për shtyp.

Gjyqtarët e Euro 2020:

Felix Brych (Gjermani)

Cüneyt Çakır (Turqi)

Carlos Del Cerro Grande (Spanjë)

Andreas Ekberg (Suedi)

Orel Grinfeeld (Izrael)

Ovidiu Alin Hategan (Rumani)

Sergei Karasev (Rusi)

Istvan Kovacs (Rumani)

Bjorn Kuipers (Holandë)

Danny Makkelie (Hollandë)

Antonio Miguel Mateu Lahoz (Spanjë)

Michael Oliver (Angli)

Daniele Orsato (Itali)

Artur Manuel Ribeiro Soares Dias (Portugali)

Daniel Siebert (Gjermani)

Anthony Taylor (Angli)

Clément Turpin (Francë)

Slavko Vinçiq (Slloveni)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!