Kridens Meta në prokurori, tërhiqet Siti

Presiednti i Partizanit:

Në një prononcim për mediat televizive sportive të mbrëmjes , presidenti i Partizanit Gazmend Demi tha se gjyqtarin e kolegjiumit të Tiranës, Kridens Metën, klubi i tij, e ka dërguar në prokurori.

I pyetur me ide të qëllimshme nga moderatori i emisonit, kreu i kuq i preu shkurt fjalët teksa sqaroi se një penallti e mohuar nga Meta në çerekfinale ndaj Laçit, nuk mund të tolerohej. “Ma kanë treguar specialistë por dhe drejtori i klubit që ishte penallti. E kemi dërguar në prokurori‘, tha Demi

Tërhiqet Siti.

Mançester Siti bëhët klubi i parë nga ‘Grupi 12’ që tërhiqet nga Superliga europiane.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi anglez përmes një komunikate zyrtare për mediat, ku njofton se kanë nisur procedurat për largimin si klub themelues i Superligës europiane.

Henderson:

Kapiteni 30-vjeçar i Liverpulit zhvilloi një takim urgjent me kapitenët e klubeve të Ligës Premier lidhur me Superligën Europiane. “Nuk na pëlqen dhe nuk dua të ndodhë“, shkruan Henderson

Ceferin falenderon Sitin:

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mirëpritur vendimin e Mançester Sitit për t’u tërhequr nga projekti i Superligës Evropiane.

Jam i lumtur të mirëpres kthimin e Cityt në familjen evropiane të futbollit. Krerët e Cityt kanë treguar inteligjencë të madhe duke dëgjuar gjithë ato zëra Siti është aset i vërtetë për lojën dhe jam i lumtur të mirëpres punën me ta për të ardhmen më të mirë të futbollit evropian”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!