Renova ka një betejë, Shkëndija për…detyrën

Renova sot luan një finale mbijetese me Vardarin në Shkup. Dy ekipet kanë nga 27 pikë.

Prva Liga në Maqedoni të Veriut, luan sot të gjitha takimet e javës së 27-të të parashikuara nga kalendari. Në kampionatin e fqinjëve me 12 skuadra formati është i tillë ndërsa veç titullit, tri skuadra kërkojnë europën dhe 4 të fundit (dy bien direkt) luftojnë për mbijetesë.

Nga katër ekipet shqiptare vetëm Renova rrezikon rrëzimin pasi momentalisht poziconohet në zonën play out. Shkëndija e Ernest Gjokës udhëheq ligën dhe është shumë pranë titullit kampion me 10 pikë diferencë.

E dyta një tjetër skuadër shqiptare, Shkupi. Por edhe Struga Trim&Lum me performancën e deritanishme ka surprizuar për mirë. Skuadra në anën tjetër të liqenit të Pogradecit, mban vendin e 4-ët dhe tenton një vend në Conference League.

Sot ndeshjet e javës së 27-të:

Ora 13:00

Pelister- Sileks

Vardar- Renova

Shkëndija-Akademija Pandev

Shkupi- Belasica

Makedonija GjP-Borec

Struga- Rabotniçki

Klasifikimi:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!