Ndreu duam tri pikë, Josa koha për të reflektuar

Kastrioti- Kukësi (Kamëz) 13:00/ Pikët 30- 32.

Flet Ramazan Ndreu:

“E vlerësuam ndeshjen në Ballsh dhe morëm një pikë, duke ditur se edhe kundërshtari që u kthye në rival në javët e fundit kishte nevojë për fitore. Sa i përket ndeshjes me Kukësin, unë them që është shumë e vështirë. Kukësin të mos e shohim nga tabela, por nga kualitetet që ka në gjirin e vet. E kemi vlerësuar si ndeshje, ndaj edhe dua 3 pikët në këtë ndeshje delikate”.

Flet Mirel Josa:

E para e punës duhet të marrim ndeshjet me radhë. Nuk mund të themi për objektivat. Normal që kemi pasur humbje gjatë kohës, kemi pasur humbje sa i përket klasifikimit. Por tani duhet të shohim ndeshjet në raport me ke kemi përballë, kemi përballë një skuadër që na ka mundur dy herë.

Kemi përballë një skuadër të fortë, një skuadër me karakter. E ka treguar këtë jo vetmë në ndeshjet me Kukësin, por edhe në ndeshjet e tjera, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!