Teleteksti…

727: Mario Xhiufredi, menaxheri i Elseid Hysajt nuk e zbulon para mediave por për mbrojtësin shkodran në skadencë kontrate te Napoli, përpos Milanit, po interesohet së fundi intensisvisht edhe Leonardo për te PSG.

727: Marsel Ismajlgeci bie në lupën e klubëve belge. Panorama Sport, flet sot për një interesim nga Cercle Bryzh. Mbrojtësi i majtë bardheblu, po kalon momente fantastike. Për Ismajlgecin në tavolinë janë 350 mijë euro.

727: Ekipi kuqezi i futsallës ka luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjen e pestë për kualifikueset europiane në ‘Feti Borova’. Përballë Kroacisë u mundën me rezultatin 0-3.

727: Nga Zvicra njoftohet se një ish-deputet shqiptar është paraqitur më 26 janar në Nion të Zvicrës për të ngritur padi ndaj dy ish-inspektorëve të UEFA-s (Karl Dhont dhe Miguel Lietard Fernandez) për shpifje dhe prishje të imazhit. Skënderbeu i përfshirë në dënim nga UEFA, mund të përfitojë.

727: Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli nuk ia kanë dalë të sjellin medalje për Shqipërinë nga kampionati Europian i peshëngritjes që po zhvillohet në Rusi. Shkodrani garoi pas dëmtimit ndërsa Godelli u dëmtua gjatë garave.

727: Pritet që delegacioni shqiptar i peshëngritjes, pas europianit të Moskës, me Gjozën në krye, të mbërrijë të premtën në Shqipëri. Vetëm Briken Calja ia ka dalë të marrë medalje të argjendtë dhe të bronztë.

727: Serxhio Ramos në ‘film’. Mbrojtësi 35 vjeçar ka fituar trofe pafund me Realin në 16 vite. ‘Kemi vuajtur faktin që Barcelona kishte Mesin. Nëse nuk do ta kishte, mendoj se do të kishim fituar më shumë tituj.” 

727: Flik ka komentuar humbjen e Bajernit ndaj PSG me fjalët: “Rezultati jo i duhuri por kjo lojë e skuadrës është fantastike. Do ta perefroja gjithnjë”

727: Revolucion ekonomik në Formula 1. Në vitin 2022 do ketë shifra tavan për pilotët (shkak pandemia). Hamilton aktualisht paguhet rreth 40 milionë dollarë, ndërsa Verstapen me 35 milionë. Të vetmit që preken nga rregullorja e re.

727: Arbitri rumun u sulmua ashpër sepse kërkoi një autograf nga Haland ( Siti- Dortmund). Historia e Octavian Sovre pas kërkesës së tij ‘joprofesionale’ është zbuluar nga fotot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!