Llapi befason Prishtinën, Dukagjini super

Në kushte klimaterike dimërore, u luajtën ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Llapi udhëhoqi deri në 0-3 me Prishtinën

Janë luajtur sot dy takimet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Prishtina- Llapi dhe Istogu- Dukagjini përfunduan takimet e para të këtij turi.

Në të dy takimet, shënja e rezultatit teknik është ‘2’. Nëse te dueli i Ligës së Parë, Istogu- Dukagjini edhe pritej ndërsa të dy ekipet kuotoheshin pranë, te dueli Prishtina- Llapi, befasia ka emrin e skuadrës mike.

Te dueli Istogu-Dukagjini 1-2, vendasit humbën një penallti.

Sakaq Prishtina zhgënjen tërësisht. Ndeshja e parë ka përfunduar në shifrat 2-3 duke vënë jo pak në pikpëpyetje objekivin e formacionit të Ramadanit.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 21 prill.

Kupa, turi gjysmëfinal:

Prishtina- Llapi 2-3

Istogu-Dukagjini 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!