Inter zgjat duart te titulli, Juve mund Napolin

Zikaltërit gati të zbresin nga froni bardhezinjtë pas 9 titujve radhazi.

Me nëntë javë nga fundi, Inter i Milanos pas fitores së sotme ndaj Sasuolës 2-1, e 10-ta radhazi, i ka zgjatur ndjeshëm duart te titulli kampion në Seria A. Golat edhe sot kanë ardhur nga të zakonëshmit Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Në duelin e javës së 3-të (e prapambetur) Juventus ka mundur po 2-1 Napolin e futbollistëve shqiptarë në fushë. Fillimisht Ronaldo dhe më pas i rikthyeri Dibala, dërgojnë tri pikë në shtëpinë e ‘Zonjës’ që tashmë duhet t’i gëzohet faktit ‘zona champions’.

Hysaj u zëvëndësua në fund të ndeshjes ndërsa Rrahmani, pavarësisht fumbjes, u vlerësua maksimalisht dhe luajti deri në fund.

Ndeshje sot Seria A:

Juve-Napoli 2-1

Inter- Sasuolo 2-1

Lacio- Torino (e shtyrë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!