De Bryne ‘qytetar’ deri në 2025-ën

Mançester Siti dhe mesfushori belg Kevin De Bryne kanë vendosur të vazhdojnë bashkë deri në vitin 2025.

Të dyja palët janë të kënaqura ndrësa dëshira e klubit duket se ka gjetur miratimin e plotë dhe nga Pep Guardiola. Spanjolli e ka pasur gjithnjë në krye të listës futbollistin me të cilin ka gati projektin e radhës.

Siti me titullin thuajse të fituar edhe matematikisht në Premier, duket favorit edhe në Ligën e Kampionëve. Në ecurinë fantastike të skuadrës, De Bryne ka dhënë një dorë prej 6 vitëve si ‘qytetar’.

“Unë dhe Guardiola e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë dhe të kesh një marrëdhënie të tillë me një trajner është shumë e rëndësishme. Qëllimet tona janë shumë të përafërta. Le ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Rezultatet tonë deri më tani kanë qenë të shkëlqyera, por duhet ta mbyllim me titujt që meritojmë”,  tha belgu pas firmës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!