Reali superfuqi në Champions, Siti…

Çerekfinale, Liga e Kampionëve: Real Madrid- Liverpul 3-1/ Mançester Siti- Dortmund 2-1

Në kompeticionin e preferuar Real Madrid (13 trofe) vijon të shfaqet ‘Mbret’. Në të vajtjes, luajtur sot ndaj Liverpul në ‘Alfredo Di Stefano’, galaktikët e Zidan triumfuan 3-1 ndaj Reds të Jurgen Klop.

Dy asistme të Toni Kros në pjesën e prë u shndërruan në gol nga Vinicius e Asensio. Starti i së dytës sjell në skenë Muhamed Salah i cili në të 51-tën shënon golin e parë të anglezëve.

Por shpejt Reali rivendos rendin duke shënuar sërish me Vinicus Zhunior (65′). Këtë radhë braziliani u asistua nga Luka Modriç. Për anglezët në fushë për disa minuta edhe Xherdan Shaqiri.

Real Madrid:

Kurtua, Lukas Vazkuez, Naço, Militao, Mendi; Kasemiro, Kros, Modriç; Asensio, Vinicius, Benzema.Tr: Zinedin Zidan

Liverpul:

Alison, Filips, Aleksander-Arnold, Kabak, Robertson, Fabinjo, Keita, Vijnaldum, Zhota, Salah, Mane.Tr: Jurgen Klop

Siti-Dortmund 1-0

Një ndeshje e cila u zhbllokua që në fillim me golin e De Bryne në minutën e 19-të. Edhe pse ekipi i Guardiolës pati raste të tjera për të shënuar në të parën nuk ia dolën dot. Përkundrazi në fundin e së dytës verdhezinjtë e Dortmundit barazuan me marko Rojs ndrsa Siti shënoi golin e fitopres me Foden në të 90-ën. Rezultati lë të hapur kualifikimin për në të kthimit.

Mançester Siti:

Ederson; Uoker, Ruben Dias, Stouns; Kanselo; De Bryne, Rodri, Gyndogan; Bernardo Silva, Foden, Mahrez. Tr: Pep Guardiola

Dortmund:

Hitz; Morei, Humels, Akanji, Guerreiro; Dahud, Emre Xhan, Belingam; Knauf, Haland, Rojs. Tr: Edin Terziç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!