Tirana-Apolonia/ Fierakët kontestojnë emrin e gjyqtarit, Kukësi…

Apolonia për herë të parë luan një ndeshje në impiantin e ri. Tirana kërkon fatin…Debuton në Superiore si gjyqtar O. Kuka.

Kukësi- Skënderbeu dhe Tirana- Apolonia pas pak në fushë për të mbyllur takimet e javës së 26-të të Kategorisë Superiore. Të katër ekipet janë të destinuara për të kërkuar maksimumin pasi në këtë pikë të garës çdo pikë vlen.

Nënkampionët e kanë deçizive takimin në ‘Elbasan Arena’ me korçarët. Vetëm fitorja e mban me shpresë për europën. Në anën tjetër Memelli me të tijtë e kanë finale. Nëse duan të qëndrojnë në elitë duhen tri pikë.

Tirana pret fierakët në ‘Air Albania’ me drejtuesit e klubit të Apolonisë që kanë kontestuar caktimin e Orlando Kukës nga kolegjiumi i Tiranës për të drejtuar sfidën. Bardheblutë kanë mungesën e Hoxhallarit dhe Vangjelit (disiplina).

Habit Kamarata, lë jashtë formacionit bardhjeshil sulmuesi kryesor Mario Gjata.

Protokollet zyrtare të skuadrave në fushë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!