Radha e Tiranës, Bylis e Kukësi për pikë maksimale

Bylis- Kastrioti hap ndeshjet e javës së 26 të ditës së diel.

Pas dy ndeshjeve emocionuese të shtunën ndërsa Teuta mundi Laçin 1-0 dhe Vllaznia u ndal nga Partizani 0-0, sot tri sfida të tjera për të kompletuar javën.

Në ‘Adush Muça’ vendasit e Dovedan i kanë të gjitha mundësitë për të rihapur kartat e largimit nga vendi i tetë. Do të presë krutanët të cilët në disa raste pësojnë kur nuk duhet. E kur ngjet shpesh, atëherë rivalët të kërcënojnë. Ndeshja nis në 13:00.

Dy takime të tjera në 16:00. Kukësi në ‘Elbasan Arena’ për tu ndeshur me Skënderbeun e përfshirë te zona e rrëzimit dhe me mundësinë e fundit për të tentuar europën ndërsa bardhekuqtë për të kërkuar pikë shpëtimtare.

Ndërkaq, Tirana do të luajë takimin e saj me Apoloninë në ‘Air Albania Stadium’. Ndeshje mjaft vendimtare për formacionin e Orges Shehit në betejen për tu rikthyer në ‘valle’ të zonës së kreut. Fierakët kanë vetëm një rrugë në misionin për të qëndruar. Të fitojnë.

Ndeshjet sot java e 26-të Superiore:

13:00

Bylis- Kastrioti

16:00

Kukësi- Skënderbeu (Elbasan Arena’)

Tirana- Apolonia (Air Albania Stadium’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!