E radhës/ Sopoti-Shkumbini, finale për ngjitjen

Nga: Haxhi  Balliu

Sopoti ekipi rekord në Shqipëri me 3.25 gola për ndeshje. E radhës, derbi i qarkut, përballë Shkumbinit në Librazhd.

  •  Shtatë fitore radhazi.
  • Në 16 javë, 52 gola të shënuar, 10 të pësuar.
  • Mirel Çota, golëshënuesi më i mirë jo vetëm në Kategorinë të Dytë (13 gola në 16 javë).
  • Artur Sejdini i dyti me 11 gola të shënuar
  • 16 lojtarë kanë gjetur rrugën e rrjetës

Në përfundim të javës së 16-të kampionatit Kombëtar të futbollit për Kategorinë e Dytë,Sopoti rimerr vendin e parë në grup,duke lënë pas Shkumbinin e Peqinit,me një pikë më pak. Sopoti arrin kuotën e 40 pikëve në 16 ndeshje,ndërsa peqinasit zbresin në vendin e dytë me 39 pikë.

Me 52 gola të shënuar në 16 javë dhe vetëm 10 gola të pësuar, Sopoti shënon një rekord absolut të cilin këtë sezon nuk e gjen në asnjë kategori të futbollit shqiptar. Një mesatare prej 3.25 gola për ndeshje.

Nota dhjetë iu takon të gjithëve,që nga portieri, Herdis Alliu, mbrojtësit, mesfushëorët e sulmuesit. Ndërkaq,16 lojtarë të ekipit kanë gjetur rrugën e rrjetës.

Kjo e kësaj jave,në transfertë përballë Ilirisë në Fushë-Krujë, ishte fitorja e shtatë radhazi e ekipit të Sopotit nën drejtimin e dyshes: Besnik Kola e Shkëlqim Hajdari.

‘Bravo Sopoti’,-janë fjalët e çdo sportdashësi në Librazhd. Por një “Bravo” e madhe shkon për teknikun Kola dhe ndihmësin Hajdari, për perfeksionin e drejtimit të ekipit,drejtim i cili i ka munguar për disa vite këtij ekipi.

Është fakt se në përbërje të këtij ekipi në sezonet e fundit kanë luajtur edhe mjaft lojtarë të tjerë që sot luajnë në ekipe të tjera të Kategorisë së Parë,ekipi ka pasur edhe më shumë mbështetje financiare,por mungesa e një trajnieri të tillë,ndoshta ka qenë “çelësi” i munguar drejt suksesit.

Merita ,natyrisht i takon gjithë ekipit dhe ajo që këkrohet tani nga skuadra,është vazhdimësia e rezultateve pozitive,pasi java e ardhshme do të jetë vendimtare,teksa Sopoti prêt në fushën e tij,ekipin e Shkumbinit,sepse diferenca është vetëm një pikë midis tyre.

Ndeshja e kësaj jave në Fushë-Krujë,ishte një fitore në minutat e fundit e cila me gjasë i ka dhënë impulse të reja grupit dhe stafit teknik në rrugën drejt rikthimit një kategori më lart.

Ndeshja e radhës do të jetë një derbi i qarkut, përballë Shkumbinit në Librazhd. Ajo që kërkohet tek kjo ndeshje vendimtare,-thonë futbollistët është se duhet të jemi më të bashkuar se kurrë,për të arritur  objektivin ;ngjitjen në Kategorin e Parë.

Prandaj, i gjithë përqëndrimi do të jetë në javën që vjen,ku ajo që kërkohet   nga të gjithë është mbajtja në nivele të larta i anës psikologjike e luftë euforisë. Me Shkumbinin në shtëpi, konsiderohet finale e sezonit. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!