Babai i Haland fshihet në tualet

Babai i Haland fshihet në ambientet e Aeroportit për të evituar gazetarët.

Lajmi i ditës dje ishte mbërritja e Mino Raiolës dhe Alf Inge Haland në Barcelonë. Një fakt kurioz doli nga një fotograf i pranishëm në aeroportin El Prat. Hordi Galvani i cili i tregoi disa detaje Rac 1:

Ideja e Mino Raiolës ishte të mashtronte gazetarët, prandaj ai nxiti babanë e yllit të Borusias së Dortmundit të fshihej në shërbimet e aeroportit në mënyrë që të mos vihej re. Në këtë mënyrë vetëm agjenti do të kishte tërhequr vëmendjen e shtypit.

Megjithatë fotografët dhe kamerat mbetën në dalje të terminalit, të vetëdijshëm për praninë e Haland Sr., aq sa pas 30 minutash edhe ai u largua nga aeroporti, i gatshëm për të hipur në një makinë të vënë në dispozicion nga Barcelona, ​​e cila e çoi atë në vendin e takimit me Joan Laporta, president i klubit katalanas”,tha fotografi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!