Prishtina barazon në shtëpi me Gjilanin

Enea Koliqi për Gjilanin, pret një penallti në të 89′-ën Endrit Krasniqit të Prishtinës.

Ndeshja e prapambetur e Ipko-s ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, luajtur sot në ‘Fadil Vokrri’ u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Takimi i llogaritur për javën e 26-të ishte vendimtar për bardheblutë nga Prishtina pasi ecuria e tyre javët e fundit, shoqëruar me tri pikë sot, mund ta afronte me dy pikë me kreun që mbahet nga Ballkani e Drita me nga 55 pikë.

Kryeqyetatasit e patën mundësinë ndërsa në 89’tën humbën një penallti me E.Krasniqin.Ndërkaq sfida e radhës për Prishtinën do të jetë ndaj Ballkanit në Suharekë dhe do të luhet të shtunën e ardhëshme në 3 prill.

Java e 26, e prapambetur:

Prishtina-Gjilani 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!