“HatTrick” i UEFA-s, në Tiranë gjatë shtatorit

Komiteti “HatTrick” i UEFA-s është mbledhur të enjten përmes video-konferencës për të diskutuar ecurinë e projekteve të qeverisë së futbollit europian si edhe procesin e zbatimit të tyre.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili përveçse anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, është edhe Nën Kryetari Komitetit “HatTrick”.

Temat kryesore të diskutuara në këtë mbledhje kanë qenë shqyrtimi dhe miratimi i projekteve të paraqitura në komitet, por edhe aspekte të përgjegjësisë sociale të futbollit.

Gjithashtu në mbledhje janë diskutuar edhe statusi i programit HatTrick i UEFA-s, bashkëpunimi në projektin e zhvillimit të futbollit “FIFA Forward” si edhe ecuria e punës së Akademisë së UEFA-s.

Në fund, u vendos që takimi i radhës i Komitetit HatTrick të UEFA-s të zhvillohet në Tiranë më 23 shtator 2021. Një mbledhje e këtij komiteti në Tiranë ishte parashikuar edhe më herët, por për shkak të pandemisë Covid-19 axhenda është ndryshuar disa herë dhe mbledhja është zhvilluar online. ( FSHF).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!