Bajerni dhe Çelsi të fundit me një biletë çerekfinaleje

Bajern Mynih- Lacio 2-1 ( rezulta i përgj 6-2) (Levandovski 33′ (p), Moting 73′ / Parolo 82′)

Sikundër dhe pritej dy fitueset e takimëve të vajtjes Bajern Mynih dhe Çelsi kalojnë lehtësisht në turin çerekfinal të Ligës së Kampionëve.

Bajerni shkoi me dy gola përpara sot teksa pas fitores në sfidën e parë 1-4, ia doli me Levandovskin nga penalltia dhe Moting të kryejë përfundimisht “qokën” me Lacion e cila shënoi një gol në fund me Parolon.

Çelsi- At. Madrid 2-0 (3-0 rezultat i përgj) (Zijec 34′ Emerson 94′)

Dueli i Londrës ishte më i ekulibruar. Ndonëse Atletiko Madrid, pas humbjes në ‘Wanda Metropolitano’ 0-1 pritej të reagonte, e kundërta ka ndodhur. Zijec i ardhur nga Ajaksi te Çelsi ia del të shënojë në të 34-ën. Në fund vulos Emerson teksa në shtesë, bën 2-0 .

Çelsi i Tuhel ka tjetër performacë jo vetëm në Premier league por dhe në Kigën e Kampionëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!