Reali dhe Siti marrin biletat e çerekfinales

Real Madrid-Atalanta 3-1 (Benzema 34′, Serxhio Ramos 59′ (p) , Asensio 85′ / Muriel 83′)

Mançester Siti- B’Gladbah 2-0 (De Bryne 12′, Gyndogan 18′)

Real Madrid kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Për 1/8 skuadra e Zidan kaloi pa shumë vështirësi Atalantën e Gasperinit me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Sot në ‘Alfredo Di Stefano’ shënuan Benzema, S.Ramos dhe Asensio.

Ndërkaq, me golin e shënuar sot, Benzema arrin golin e 70-të në Champions.

Në duelin tjetër të luajtur në Budapest, Siti mbylli llogaritë në pak minuta duke shënuar dy herë në 12′ dhe 18′(De Bryne , Gyndogan) në portën e zvicerianit Zamer të Borusia M’Gladbah. Rezultati i përgjithëshëm 4-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!