Ceferin i vendosur: Europiani me tifozë

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, një intervistë për TV britanik ‘Sky Sports’, shfaqi domosdoshmërinë për praninë e tifozëve në Kampionatin Europian të ardhshëm.

Ne jemi duke punuar për skenarë të ndryshëm, por e vetmja garanci që mund të japim është se opsioni për të luajtur ndonjë ndeshje të Euro 2020 në një stadium të zbrazët është përjashtuar,” tha Ceferin i cili më pas paralajmëroi 12 qytetet pritëse. “Çdo qytet duhet të sigurojë se pret tifozë në tribuna gjatë ndeshjeve të tyre.”

Ndërkaq, 20 prilli është dita kur UEFA do të japë siguri për qytetet që do të presin Kampionatin Evropian: “Skenari ideal është të luash turneun në 12 vendet origjinale, por nëse kjo nuk është e mundur do të vazhdojë në 10 ose 11 vende. Kjo do të varet nga mundësia e plotësimit të kushteve të kërkuara”.

Kanditaturat Gllasgou dhe Dublin duket se janë në rrezik: qeveritë Skoceze dhe Irlandeze janë të shqetësuara për valën e COVID-19 dhe nuk do të votonin për praninë e tifozëve në tribuna.

E kundërta ngjet me kryeministrin britanik Boris Xhonson. Ai e ka bërë të ditur se Anglia është e gatshme të presë shumë ndeshje sesa ato të planifikuara.

Këto janë 12 qytetet e planifikuara nga UEFA që do të duhet të presin Kampionatin Europian
Amsterdam (Holandë) – Johan Cruyff Arena
Baku (Azerbajxhan) – Stadiumi Olimpik
Bilbao (Spanjë) – San Mames
Bukuresht (Rumani) – Arena Nationala
Budapest (Hungari) – Puskas Arena
Kopenhagë (Danimarkë) – Parken Stadium
Dublin (Republika e Irlandës) – Stadiumi Aviva
Gllasgou (Skoci) – Parku Hampden
Londër (Angli) – Stadiumi Wembley
Mynih (Gjermani) – Allianz Arena
Romë (Itali) – Stadiumi Olimpik
Shën Petersburg (Rusi) – Stadiumi Krestovsky

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!