Liverpul sheh ‘dritë’, Barcelona afrohet me kreun

Dëmtim horror i portierit të Uolvesit, Patricio në oksigjen

Ndeshje me pikatore sot në Europë. Spikati fitorja e Liverpulit në fushën e Uolvësit 0-1 duke bërë që ekipi i Jurgen Klop, të marrë pak ‘frymë’.Në kushtet e reja, Reds, janë 5 pikë larg zonës Champions.

Por rezultati i ndeshjes kaloi në plan të dytë pasi portieri i portugez i Uolves Rui Patricio në minutën e 87-tën u godit nga një lojtar i skuadrës së tij duke u përplasur keq në tokë. Doli me barelë nga stadiumi.

La Liga u luajt Barcelona-Hueska. Shifrat janë të thellë 4-1 për blaugranët.Dy supergola të Mesit dhe Grizman në pjesën e parë u shoqëruan dhe nga dy të tjerë në të dytën nga Mingueza dhe sërish Mesi.

Barcelona kërcënon seriozisht Atletikon e Madridit. Kreu tani është vetëm 4 pikë larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!