Nisin provat, Formula 1 premton spektakël

Kampionati nis me 28 mars në Bahrein dhe mbyllet në 12 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nisën sot provat e Formula 1 në Sakhir të Bahreinit me pjesëmarrjen e 10 skuderive. Të parat, janë shoqëruar nga një stuhi rëre në orët e mesditës duke e bërë të vështirë garën testuese.

Verstapen vendosi kohën më të mirë (1.30.674) përpara Lando Norris me McLaren – 215 të mijtat prapa – dhe Esteban Okon në Alpine (+0.472). I katërti Lance Stroll me Aston Martin përpara Karlos Sainz me Ferrari SF21 (+1.245).

Kampioni në fuqi i Botërorit të kaluar Luis Hamilton, nuk shkoi më poshtë se vendi i dhjetë.Edhe Sharls Leklerk pati probleme me makinën e Ferrarit e cila ka marrë emrin e ri SP21. U rendit i 11-ti.

Këto janë skuderitë pjesëmarrëse të edicionit të ri:

1. Red Bull

2. Mercedes

3. Aston Martin

4. McLaren

5. Ferrari

6. Alpine

7. Alphatauri

8. Alfa Romeo

9. Williams

10. Haas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!