Nis Vllaznia e mbyll Teuta, derbi në mes…

Me dy takime të orës 13:00, nis sot raundi i 24-ët i Kategorisë Superiore për edicionin sportiv 2020-21.

Vllaznia kryesuse pret Bylisin në “Loro Boriçi” ndërsa po në këtë orë, Kukësi takohet me Apoloninë e Fierit si pritës në ‘Elbasan Arena’.

Java e 24-ët vijon të shtunën teksa në ‘Selman Stërmasi’ (13:00) vjen derbi numër 161 mes Tiranës dhe Partizanit. Tirana për revanshin e fazës së dytë në një moment pozitiv të tyrin me tri fitore radhazi dhe të kuqtë pas atij zhgënjimi shtëpiak me Skënderbeun (0-1).

Në Korçë përballen Skënderbeu-Laçi (13:00). Vendasit me moral të lartë teksa fituan me Partizanin në të 23-ën ndërsa kurbinasit pas atij barazimi dëshpërues me Apoloninë të hënën 1-1.

Ndeshja e fundit e javës së 24-t është në ‘Niko Dovana’ aty ku Teuta sfidon Kastriotin në orën 16:00. Nga kampi bregdetar, njoftohen disa mungesa. Klubi i ka uruar ditëlindjen e 33 sot të Emiljano Vilës.

Superiore sot, java e 24-ët

13:00

Vllaznia- Bylis

Kukësi-Apolonia

Nesër 13/03 2021:

13:00

Tirana- Partizani

Skënderbeu-Laçi

16:00

Teuta-Kastrioti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!