Bylis i plotë, Dovedan pret reagim ndaj Teutës

Veljko Dovedan, prej tri sezonesh në krye të pankinës së skuadrës mallakastriote ka ditur të fitojë e të mbajë në tonus një skuadër elitare.

Ndryshe nga e shkuara, ky edicion me gjasë do jetë stresues për ekspertin e pankinës mallkastriote pasi ndryshe nga parashikimet e fillim sezonit, Bylis po vuan fundin e renditjes duke u endur te zona play-off.

Nesër Bylis, do ti duhet të përballet me Teutën e zonës lart. Dovedan i kontaktuar nga mediat sot, thotë se skuadra e tij do të luajë për fitore.

Do të luajmë për të fituar, këtë u kam thënë edhe djemve. Nuk ka arsye, është një kampionat që renditja lëviz me dy ndeshje. Kështu që ne duhet të tregojmë vlera. Sidomos në fushën tonë.

Bylisi nuk e meriton këtë pozitë, ndaj duhet që të mundim dhe këto ekipe dhe të tregojmë se ne jemi një ekip vërtetë i mirë dhe që ka dëshirë që të shfaq vlera”, thotë Dovedan.

Ndërkaq përjashto Carkanjin e dënuar nga Disiplina, Bylis duket më i plotë se kurrë. Ndaj Tiranës, luajtur të mërkurën, skuadra e hedhur në fushë nga Dovedan iu afrua disa herë golit. Sidomos në pjesën e parë. Kjo mund ta shtyjë teknikun të mos ndryshojë shumë nesër ndaj durrsakëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!