Shehi: Të themi fjalën tonë

Trajneri bardheblu Orges Shehi, në prononcimin e sotëm mediatik tha se Tirana e tij ende nuk e ka thënë fjalën në këtë kampionat. Madje durrsaku shtoi se kur vjen Bylis, duhet kujtuar se ende nuk e kemi mundur. Seferi sipas teknikut, është superfutbollit që do ti bëjë punë Tiranës në vijim.

Shehi:

Bylis?“Nuk është ndeshje e lehtë, është një ndeshje që do vlerësim maksimal. Po luajmë me kundërshtar që s’e kemi mposhtur dhe do të bëjmë ç’është e mundur që ta fitojmë ndeshjen.”

Mungesat: “Skuadra akoma nuk është  e plotë, kemi mungesa. Najdovski akoma nuk është bashkuar me skuadrën, po ashtu dhe Danso për arsye shëndetësore. Kemi dhe pak probleme me Torasan dhe Cale, sepse nga ana fizike nuk janë në 100%. Por, lojtarët që u futën në fushë ndaj Vllaznisë, mendoj se e përligjën besimin dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Szabiliteti:  “Mendoj që në drejtim tim skuadra është shfaqur mirë, përveçse në ndeshjen me Teutën, ku nuk ishim vetvetja. Ishte një ndeshje për t’u harruar. Me Kukësin nuk morëm atë që merituam. Duhet të vazhdojmë me këtë dëshirë, përqendrim dhe impenjim, për të bërë mirë dhe për të marrë vazhdimësinë që është shumë e nevojshme”.

Seferi: “Për mendimin tim, ia kam thënë dhe atij, është një nga lojtarët tanë kryesorë. Jo më kot u zgjodh lojtari i ndeshjes me Vllazninë, për atë që i dha skuadrës. Dha asistin te goli i dytë i Cale. Ka shënuar 2 gola. Kam besim te aftësitë e tij. Shpresoj që nesër ai të shënojë, për të marrë atë që krijon”.

Vazhdimësia: “Fitorja ishte shumë e rëndësishme për momentin ku ishim. Një fitore, që duhet të na shërbejë për vazhdimësinë. Në qoftë se nuk fitojmë ndeshjen e radhës, gjithçka shkon dëm. Duhet të shikojmë ndeshjen e radhës. Të rikuperojmë pikët dhe të arrijmë atë që kemi përpara. Në fund fare, bëhen llogaritë. Gara është e gjatë, ka shumë pikë në lojë, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!