Daja: Apolonia vlen tri pikë

Trajner i Partizanit Ilir Daja, foli para takimit që Partizani luan nesër me Aploninë në Fier. Përcolli optimizëm duke thënë se duhen tri pikë dhe shtoi se së shpejti do të nisi procesi i rinovimit të kontratave të futbollistëve të caktuar.

Daja:

Partizani po luan mirë…

“Po dhe kjo na jep garanci për të ardhmen. Ky vit ka qenë me rezultate goxha të mira për ne. Mendojmë se jemi në gjendje të mirë, por nuk ka ndeshje të lehta. Nuk duhet ta gjykojmë kundërshtarin nga pozicioni në tabelën e klasifikimit. Në fillim të këtij viti kemi barazuar në Elbasan ndaj Apolonisë.”

Atmosfera: “Jemi mirë edhe psikologjikisht. Kemi dhe gjendje të mirë fizike. Duhet ta vlerësojmë Apoloninë siç vlerësojmë çdo kundërshtar që është rivali ynë direkt për objektivat që kemi. Në fund fare çdo ndeshje vlen tri pikë. Jemi ekipi që kemi shënuar më shumë gola deri tani, por duhet të jemi më cinikë përpara portës. E rëndësishme është të krijojmë raste, sepse golat vijnë.”

Partizani, në rritje:  Kemi bonus psikologjik, sepse i bëjmë llogaritë me Partizanin, jo me të tjerët. Në fazën e parë deri në këtë javë kishim 5 pikë, në të dytën 6, ndërsa në këtë fazë kemi 7 pikë të grumbulluara, që do të thotë që, përveç se kemi pasur një qëndrueshmëri gjatë gjithë kohës, kemi mbajtur vendin e dytë për kohë të gjatë dhe kemi më shumë pikë dhe lojë më të mirë.”

Titullarët, në fund të kontratës: “Përveçse do të mendojmë për rinovimet, do ta përforcojmë grupin në vendet që na duhen. Kemi kohën e duhur. Për të ndërtuar një ekip me pretendimet që ka Partizani, duhet të nisë puna deri tani. Javën para derbit, së bashku me drejtorin dhe stafin do të ulemi për të bërë të mundur rinovimet për vazhdimësinë. Asnjë i dëmtuar nuk rikuperohet për Apoloninë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!