Vllaznia përgatit klasiken, koreografi madheshtore

Vllaznia kryeson Kategorinë Superiore me 41 pikë në 20 takime. Nesër klasikja me Tiranën. Shkodra në ‘këmbë’

Tifozët kuqeblu në vigjilje të klasikes Vllaznia- Tirana në program nesër në 13:00, kanë vendosur flamurin gjigant të Vllaznisë në tribunën karshi të stadiumit ‘Loro Boriçi’.

Mbështetësit kuqeblu nuk mund të jenë të pranishëm në stadium për shkak të pandemisë globale por sikundër në të shkuarën, kanë ditur të gjejnë mënyra për të inkurajuar skuadrën e tyre të zemrës.

Ndeshja Vllaznia-Tirana, është e vlefshme për javën e 21 të Kategorisë Superiore e cila nis sot në ‘Niko Dovana’ të Durrësit me duelin Teuta- Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!