Klasikja/ Shehi tregon Tiranën e tij…

Orges Shehi: “Duhet të hyjmë me mentalitet fituesi, përballë një kundërshtari që po bën mirë. Kemi objektivat tona, është klasikja e futbollit shqiptar. Motivimi nuk mungon”

Orges Shehi pas rikthimit në stol për të trajnuar e drejtuar Tiranën (ishte në izolim prej pandemisë) doli sot para mediave sportive duke treguar Tiranën e tij përpara se bardheblutë të ndeshën nesër me Vllazninë në ‘Loro Boriçi’.

Shehi:

Situata? “Kemi vështirësi edhe për shkak të situatës në të cilën ndodhet e gjithë bota, jo vetëm ne, por edhe për kartonët. Me lojtarët që janë të gatshëm, besoj së mund ta përballojmë këtë ndeshje që kemi dhe që është ndeshje shumë e rëndësishme, edhe nga kundërshtarët kemi përpara, por edhe nga situata që jemi që kemi nevojë për pikë.”

Ndryshimt?“Na mungojnë 2 shtyllat e mbrojtjes, por do të përshtatemi me këto vështirësi, shpresoj që t’ia dalim.”

Objektivi? “Janë edhe shumë javë në lojë. Nuk mund të heqim dorë nga objektivat tona. Ne luajmë për t’u rikthyer aty ku duhet. Ndeshja e fundit me Teutën na ka lënë një shije jo të mirë dhe duhet të rikthejmë imazhin personal dhe të ekipit.”

KlasikjaËshtë ndeshje përballë një kundërshtari që ka bërë shumë mirë këtë vit. Duhet të sillemi si kampionët në fuqi. Duhet të hyjmë me këtë mentalitet, përballë një kundërshtari që po bën mirë. Kemi objektivat tona, është klasikja e futbollit shqiptar. Motivimi nuk mungon te asnjë”.

Muçi?Muçi është një lojtar me shumë cilësi, nga më të mirët dhe talenti i futbollit shqiptar. Në futbollin modern, dinamika është shumë e ndryshme. Kjo lëvizja e Muçit, është lëvizje e futbollit modern. Sigurisht që do të na mungojë, sepse dihen cilësitë e tij, por duhet të shikojmë përpara me situatën ku jemi dhe lojtarët që kemi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!