Bradriç: Tirana? Në fushë për tri pikë

Tomas Bërdariç i shoqëruar nga mbrojtësi Eni Imami doli sot para mediave sportive për të dhënë përgjigje lidhur me prag-klasiken e nesërme Vllaznia- Tirana.Ndër të tjera, kroato-gjermani,e cilëson duelin mjaft të rëndësishem për fatet e vijimësisë duke injektuar në ndonjë rast ndjesinë e egos profesionale.

Brdariç:

Tirana

Po e presim mirë, jemi përgatitur. E dimë rëndësinë e saj dhe sesi shkodranët mezor e presin. Do hyjmë në fushë për të marrë tri pikët. Unë bazoj këtë vendosmëri në sjelljen e skuadrës, te lojtarët e mij. E dimë se në javët e fundit nuk kemi bërë atë që të gjithë kanë pritur. Kemi punuar mirë për të përgatitur ndeshjen e nesërme dhe kam parë ekipin gjatë javës”.

Fansat vijnë me surpriza?

Ata janë më të mirët, e di që presin shumë nga ne. Le t’i bëjmë të ëndërrojnë, sepse njerëzit këtu identifikohen me këtë. Nesër është një ndeshje dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë me mundësitë që kemi. Jam duke ndërtuar diçka në Shkodër dhe më pëlqen që jam këtu”.

Dëmtimet?

Do flas për lojtarët që janë gati dhe sesi ta fitojmë këtë ndeshje. Dua që këta lojtarë të kenë ndjeshmëri për duelin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!