Istanbulspor rikthehet te fitorja

Megjithë peticionin e klubit, Eduart Rrocës nuk iu hoq kartoni i kuq i dhënë gabim javën e kaluar. Skuadra ia del të marrë tri pikë.

Tri humbje radhazi, e shkëputën ndjeshëm skuadrën e Istanbulspor nga dy vendet e para të Ligës së parë turke. Sot ngjau ndryshe pasi ekipi i shqiptarëve Et’hemi, Rroca e Abazaj u rikthye te fitorja duke marrë tri pikë determinante jashtë shtëpie.

Me Rrocën të pezulluar për shkak të një kartoni absurd javën e kaluar, në fushë për skuadrën nga Stambolli ndaj Akhisar u panë Et’hemi dhe Abazaj. Të dy futbollistëtë luajtën për afro 60 minuta pasi më pas u ulën në stol.

Ozturk në të 13-tën shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Istanbulspor i teknikut Orhan Çikiriçki, ngjitet në vendin e tretë me 43 pikë në 23 takime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!