Bajern superfuqi futbolli, Çelsi ka ‘VAR’-in aleat

Lacio-Bajern Mynih 1-4 (Korrea 49’/ Levandovski 9′, Musiala 24′, Sane 43′, Açerbi (ag) 47′)

Igli Tare, drejtor sportiv te Lacio në tribunë dhe Strakosha, Muriqi e Alia në pankinë, dëshmitarë të fuqisë së Bajernit të Mynihut sot në Olimpico të Romës për të vajtjes në Ligën e Kampionëve mes Lacios dhe Bajernit.

Kampionët në fuqi të Champions, bavarezët e Flik, dominuan në të gjitha drejtimet në fushë duke shënuar gola të shumtë. Me rëndësi goli i 72-të i Levandovskit në këtë kompeticion. Bajerni hap të madh drejt 8 më të mirave.

Atletiko Madrid-Çelsi (0-1 Zhiru 71′)

Në sfidën tjetër të luajtur në Bukuresht për shkak të ligjeve anti COVID të shtetëve të ndryshme, u takuan Atletiko Madrid dhe Çelsi. Skuadra londineze ishte më kërkuese ndërsa në të 71-tën, ia del të shënojë një gol me roveshatë nga Zhiru.

Në pamje të parë, pozicion jashtë loje, por kryesori Feliks Bryzh, pasi u konsultua me VAR-in e dha gol. Padyshim që polemikat mbetën. Çelsi diti të afrohet me turin çerekfinal…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!