Qerimi dhe Tola, botëror fitues

Botërori i skive në Itali.

Dy ditë më parë skiatori shqiptar Erjon Tola arriti rezultat historik në Botërorin e Skive që po zhvillohet në alpet Dolomite, në Kortina D’Ampeco, Itali duke u renditur i 34-ti ndërsa sot, skitë shqiptare, japin të tjera rezultate të mira në Kampionatin Botëror për të rritur.

Këtë të diel u zhvillua finalja e slallomit të rrëshqitjes së lirë. Kevin Qerimi dhe Erjon Tola bën historinë duke u kualifikuar në 25 më të mirët e botës.

Edhe për Kiara di Kamilo për femra ka bërë surprizën e madhe duke u renditur në 50 më të mirat e Botës në sllallom midis 110 skiatoreve femra. Ndërkohë Ezio Leoneti nuk ka përfunduar rrëshqitjen e dytë, kurse Vasil Veriga të parin. Një sukses i madh i ekipit tonë përfaqësues në Kortina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!