Koeman: PSG na dominoi

Ronald Koeman nuk po ia del të krijojë Barcelonën e tij. Blaugranët nën drejtimin e holandezit shfaqen me ecuri jo të stabilizuar ndërsa dje në kompeticionin më të rëndësishëm, Ligën e Kampionëve, humben turpshëm me PSG-në (1-4) e një superylli si Mbape (hat-trik).

Në deklaratën e tij trajneri pranoi se ekipi i Poçetinos i ka dominuar dhe se kualifikimi, tashmë mbetet vetëm një ëndërr. Barcelona ëshët në prag të zgjedhjeve presidencale, ndërsa Mesi duket se ka bërë gati valixhen…

Koeman:

Natyrisht ky rezultat e pasqyron superioritetin e tyre. Ata ishin efektivë. Pjesa e parë ishte më e barabartë. Në pjesën e dytë ne kishim probleme në mbrojtje. Nuk u mbrojtëm mirë ndaj sulmeve të tyre.

Duhet ta pranojmë se veçanërisht në pjesën e dytë ata ishim superiorë ndaj nesh. Ata e dëshmuan se kanë ekip më të kompletuar se ne. Duhet ta pranojmë”, tha holandezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!