Liverpul në krizë totale dhe ‘Dhelprat’

Liverpul zhgënjen edhe sot në Premier League. Skuadra e Jurgen Klop po kalon ndoshta krizën më të madhe që kur gjermani u ul në timonin e Reds. Tri humbje radhazi bëhën goxha shumë, pasi sot kampionët në fuqi të Anglisë janë mundur 3-1 nga Lester.

Për javën e 24 të Premier Ligës ‘Dhelprat’ përbysen një sfidë e cila po udhëhiqej nga Liverpul pas një goli të Salah në të 67′-ën.

Të zotët e shtëpisë u kundërpërgjigjën duke shënuar 3 gola në 7 minuta me Madison, Vardi dhe Barnes. Vendi i dytë provizor i Lester me 46 pikë.

Pak çaste më parë përfundoi ndeshja e dytë e ditës Kristal Palasë- Bërnli 0-3.

Po sot luhet dhe Mançester Siti- Totenhem dhe Braton Aston Vila….vijon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!