Teuta pret Skënderbeun, skuadra e plotë

Kategoria Superiore java e 19: Teuta- Skënderbeu sot në ‘Niko Dovana’ duke nisur nga ora 16:00.

Teuta- Skënderbeu hap sot zyrtarisht fazën e tretë të kampionaitit të 82-të Kombëtar në Kategorinë Superiore.

Kushtet e reja ardhur për shkak të pandemisë Koronavirus, kanë detyruar FSHF dhe Sektorin e Garave të ndryshojë orare për këtë javë por dhe javën tjetër, atë të 20-të.

Gjithësesi, mbetur te ndeshja e sotme, durrsakët janë të plotë (Plaku mungon) përballë Skënderbeut ndaj të cilit do insistohet për tri pikë. Korçarët me Memellin në timon në të dytën zyrtare, nuk kanë asgjë për të humbur. Gjëndja në fund alarmate.

Nesër takimet e tjera të gjitha në 14:00. Kategoria Superiore udhëhiqet nga Vllaznia me 37 pikë e ndjekur nga Partizani me 31 e Laçi e Teuta me nga 30 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!