Gyndogan më i miri i Premier…

Mesfushori gjerman i Mançseter Sitit Ilkai Gyndogan, është shpallur lojtari i muajit janar në Premier Legaue.

Prej javësh mesfushori i ‘Citizens’ jo vetëm që ka ndihmuar ndjeshëm ofensiven e qytetarëve por dhe ka shënuar gola të rëndësishëm. Në këtë garë Gyndogan la prapa futbollistë si John Stones, Jack Grealish, James Maddison, për tu shpallur lojtari më i mirë i muajit.

“Ndihem i nderuar që kam fituar këtë çmim. Faleminderit për të gjithë ata që votuan për mua, falënderoj shokët e skuadrës, sepse pa ta nuk do të mund ta bëja”, tha Ilkai Gyndogan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!