Zgjati kontratën, Hamilton vendos veton për partnerin

Sot u raportua publikisht se 7 herë kampioni i botës në Formula1 Luis Hamilton, ka zgjatur kontratën me skuderinë Mercedes. Numri 44 i Mercedes, do jetë sërish me ‘Petronas’ me mundësinë për të theyer rekordin e triumfuesit me 7 tituj që mbahet nga ai dhe Majkell Shumaker.

Por pas firmës mësohet se 36 vjeçari ka kërkuar të vendosë një rregull të ri te Mercedesi i këtij viti. Raportimet e fundit që vijnë nga Anglia shprehen se Hamilton, ka bërë thirrje për ‘veto’ lidhur me shokun e tij të skuadrës.

Së fundi Luis Hamilton ishte bashkë me finlandezin Valteri Botas. Me gjasë britaniku ka parë se partneri i skuderisë është kthyer në rival, ndaj përtej aludimëve, priten të reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!