Muçi, futbollisti më i kërkuar i tregut…

Me kampionate ende me merkaton hapur, ofertat për Ernest Muçin vertitën nga 400-600 mijë euro. Shalke 04 në Bundesligë, Jang Bojs e Zyrih në Zvicër, Rapid Vienë në Austri e mbi të gjitha, Verona në Seria A janë disa nga klubet që duan 19 vjeçarin e talentuar bardheblu.

Në fakt, 19 vjeçari,autor i 5 golave këtë edicion, kosiderohet si lojtari më premtues jo vetëm për Tiranën por dhe për Kombëtaren kuqezi.

Nuk dihet nëse Reafik Halili do ta lëshojë këtë sesion merkatoje apo sulmuesi i Shpresave kuqezi do të largohet në verë. Klubet janë duke punuar dhe Rapid Vienë, e ka vënë te lista e atyre që do afrohen që tani. /Sporti im/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!