Ronaldo ’36’

Të gjitha urimet shkojnë për Kristiano Ronaldon. Kampioni i shekullit sot feston përvjetorin e 36-të të lindjes.

Portugeszi në dy dekada karierë, ka fituar 5 Champions League, 5 Topa të Artë, 4 Botërorë për Klube, 7 tituj kampion të fituar në 3 ligat më të rëndësishme europiane në Premier League, La Liga dhe Seria A.

Një goleador i lindur teksa deri tani ka shënuar 762 gola duke parakaluar legjenda e vendosur rekord të ri. Për vitet mbi supe as që do t’ja dijë.

Vetëm këtë edicion me fanellën e Juventus me mbishkrimin ‘7’, ka shënuar 22 gola. Djaloshi nga Madiera, që kur u pikas nga Fergurson në 2003-in, ka marrë gjithëçka nga bota e sportit. Sot 36. Klubi i Juves i ka dedikuar një insert urimi në zyrtaren në Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!