Strakosha gjithnjë e më larg…Lacios

Nuk është një kohë e mirë që po përjeton Tomas Strakosha. Portieri shqiptar konsiderohej i paprekshlëm te Lacio por ajo kohë duket se ka kaluar dhe 25 vjeçari rrezikon të largohet gjatë verës.

Me ardhjen e Pepe Reina në fund të gushtit, gjërat kanë ndryshuar shumë. Tani ish portieri i Salernitanës ulet në stol për të mbështetur shokët e tij të skuadrës.

Ndërkohë ai që gjithmonë ka besuar në cilësitë e Tomas Strakoshës te Lacio dhe gjithnjë e ka mbrojtur nga kritikat është Igli Tare. Sidoqoftë, drejtori aktual sportiv, fillon të provojë kontaktet me portierët e tjerë në rast se rrugët midis portierit shqiptar dhe klubit duhet të ndahen.

Deri në këtë moment të sezonit midis Serie A, Kupës së Italisë dhe Champions League portieri kuqezi ka zbritur fushë vetëm në tetë raste.

‘Il Messaggero’ zbulon dhe detaje të tjera në dhomat e xhveshjes që e vendosin në vështirësi portierin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!