Liga e Kampionëve, në rrezik Lajpcig- Liverpul

Situata kaotike me COVID-19 në Angli, ka bërë që ndeshja e Champions League për 1/8 ndërmjet Lajpcig dhe Liverpulit të vihet në pikëpyetje.

Ndeshja e vajtjes planifikuar për 16 mars, nuk mund të luhet në Gjermani. Është vetë shteti gjerman ai që nxjerrë disa kufizime për ata që mbërrijnë nga Mbretëria e Bashkuar dhe që janë në fuqi deri më 17 shkurt.

Policia federale refuzoi kërkesën për një leje speciale për Reds. Tani shihet se si do të operojë skuadra e Lajpcigut. UEFA do të presë deri më 8 shkurt.

Me gjasë do bëhët e mundur një zgjidhje për të luajtur në fushë neutrale ose të bihet dakort me Liverpulin përmes UEFA-s për të luajtur të parën në ishull.

Nëse nuk do të gjendet një zgjidhje deri në 8 shkurt, Lajpcig do të humbte ndeshjen në tavolinë 0-3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!