Debuton Josa, Kastrioti 5 javë pa fitore

Dovedan nuk foli. Të tjerët po. Sikundër ngjet në gjithë europën, ndërsa klubet respektojnë me përpikëmëri axhendën e funksionimit, para mediave doli Ndreu, Josa dhe Ahmataj. Në princip thanë se determinante janë pikët. Sot, fjala e atyre që zbresin në fushë,futbollistëve.

Ndërkaq, dy takimet e sotme duke nisur nga ora 13:45, kanë shumë për të vendosur. Në Kamëz, Kastrioti ekipi që ndali plot dinjitet Vllazninë një javë më parë, për tu matur me Bylisin e Ballshit.

Pesë ndeshje pa fitore, shumë për krutanët. Në anën tjetër mallakastriotët me disa përforcime gjatë janarit për të nisur ‘fushatën’ e shpëtimit. Dovedan s’ka më kohë të ankohet…

Skënderbeu-Kukësi dueli tjetër i ditës. Në Korçë, sot, dy skuadra të cilat e njohin klimen e ftohtë të stinës. Ahmataj ka paralajmëruar se Skënderbeut i bëjnë punë vetëm tri pikë. Kukësi? Duhet besuar se Josa ishte i ndershëm kur tha se : “Ndeshje për t’u fituar”.

Verilindorët janë fuqizuar ndjeshëm gjatë meraktos së janarit. Aty ku vërtetë kanë vuajtur. Në pjesën prapa të skuadrës. Jo më kot Mirel Josa gjëndët pikërisht tani te Kukësi.

Kategoria Superiore, java e 17:

13:45

Kastrioti-Bylis (Kamëz)

Skënderbeu-Kukësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!