Hasani: Edha në një klub të madh, gjatë këtu…

“Buba”: ‘Mos më trajtoni si futbollist të madh, Cuculi më tha shko te Partizani’.

Mbrëmë ndoqi nga ‘Niko Dovana’ Teuta- Partizani ndërsa sot klubi kuq përmes Drejtorit të Përgjithëshëm Olsi Rama e perzantio si lojratin e ri të Partizanit. Vetë 30 vjeçari tha se ndihej i gëzuar që u bë pjesë e kampionatit shqiptar dhe e një klubi të madh si Partizani. Ndër të tjera Hasani tha:

Kampionati shqiptar?

Kampionatin e di mirë e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet kam filluar ta ndjej edhe me shumë. Për sa i përket anës sime se nuk kam ndeshje në këmbët, unë do të jem këtu për një kohë të gjatë. Do jap më të mirën për të arritur formën.

Si do shkojë nuk e di, atë do e tregojë koha. Unë nuk do jem ndryshe, do jem si futbollistët e tjerë, mos më trajtoni ndryshe”.

Zgjedhja e Partizanit?“Edhe Rama e tha më herët. Kemi pasur bisedime, të cilat kanë qenë të shkëlqyera. Kam pasur dëshirë, që të luaj në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që sot jam këtu. Kam pasur dëshirë të bashkohesha me Partizanin”.
Biseda me Cuculin? “Të them të drejtën, kur kishte zëra për kalimin tim te Tirana, Cuculi më mori në telefon dhe më tha se do të bëja zgjedhjen e gabuar. Më tha të zgjidhja Partizanin dhe jo Tiranën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!