Kukësi e ka liderin, Ibraimi gol e asist për tri pikë…

Elbasan:

Kukësi- Bylis 2-1 (Ibraimi 40′,Eze 57’/Stojanoviç 27′)

Humbjet i kanë lënë vendin dy fitoreve radhazi dhe Kukësi i Rrahman Hallaçit, e sheh vetën në kuotën e 23 pikëve. Fitorja e sotme ndaj Bylis në ‘Elbasan Arena’ nuk ka qënë një nga ata që merren lehtë.

Madje ishin miqtë e Dovedan (sot në tribunë), ata që kaluan fillimisht përpara me një gol të serbit Stojanoviç kur luhej e 27-ta.

Ndërkaq, me një lojtar klasi si Agrim Ibraimi, Kukësi zgjohet shpejt dhe barazon me 32 vjeçarin pa u mbyllur pjesa e parë (40′).

Në të dytën, Kukësi arrin të shënojë të dytin me Patrik Eze që vjedh kohën në qëndër të mbrojtes dhe pas asisit të Ibraimit, bën me kokë 2-1.

Korçë:

Skënderbeu- Apolonia 1-1 (Meksi 53 pen/ Gjata 72′ pen)

Në Korçë Skënderbeu dhe Apolonia nuk shkuan më tej se barazimi 1-1. Dy skuadrat e fundit të tabelës u takuan në Korçë aty ku Meksi nga penalltia në të 53-ën kalon përpara vendasit. Po me penallti por këtë herë pas dyshimëve të forta, fierakët barazojnë me Gjatën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!