Reali di të fitojë pa…Zidan

Rikthehet të buzëqeshë Real Madrid. Në ndeshjen e mbrëmjes në La Liga ndaj Deportivo Alaves, skuadra kampione e Spanjës, pa Zidan në stol për shkak të infektimit me Koronavirus, fitoi 1-4.

Karim Benzema dy herë dhe Kasemiro e Hazard, autorë të golave. Fiton pastër edhe Sevilja 3-0 ndaj Kadiz ndërsa Sociedad-Betis, përfundoi në barazim 2-2. Po në barazim por pa gola, përfundoi edhe ndeshja e mesditës ndërmjet Hueska-Vijareal

Kryeson At.Madrid me 44 pikë, ndjek Reali me 40. Nesër ndeshjet e tjera të javës së 20-të:

Ndeshjet sot:

Alaves- Real Madrid 1-4

Hueska- Vijarreal 0-0

Sevilja- Kadiz 3-0

Sociedad-Real Betis 2-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!