Drezden ‘luftë me motin’, dëbora…

Reshjet e dëborës dhe moti i keq, vendosin në pikëpyteje disa takime sot në Gjermani.

Pasi u rrëzua nga Bundesliga 2, Dinamo Drezden po ecën me hap kampioni në Ligën 3 duke kryesuar e vetme me 35 pikë në 18 takime. Me rikthimin pranë, sot skuadra lindore do ketë një duel të fortë me Kaizerslautën.

Mirpo kushtet atmosferike e kanë vënë në dyshim takimin e programuar sipas kalendarit. Shkak bëhën reshjet e dëborës të cilat kanë pushtuar tapetin e ‘Rudolf Harbig’.

Pastrimi i fushës ka filluar në mënyrë që ndeshja kundër Kaizerslauten të mund të zhvillohet siç është planifikuar për sot në 14:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!